UBT

Haliti viziton Misionin Katolik Shqiptar në Luzern

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, po zhvillon një vizitë zyrtare në Zvicër.
Në ditën e parë të qëndrimit, ai vizitoi qytetin e Luzern, ku u prit në Misionin Katolik Shqiptar në Luzern, i udhëhequr nga Dr. Don Anton Uka.

Haliti u mirëprit përzemërsisht nga Don Anton Uka, i cili e njoftoi nga afër me veprimtarinë, angazhimet dhe aktivitetet e misionit në shërbim të komunitetit shqiptar në mërgatë.

Me këtë rast, Haliti e falënderoi Don Antonin për pritjen e ngrohtë dhe të përzemërt, duke i ndarë një mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në shërbim të komunitetit shqiptar në mërgatë, për kontributin në proceset e shtetformimit, si dhe në ruajtjen dhe promovimin e kulturës sonë të bukur shqiptare.

Hidromorava

Haliti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me mërgatën, duke vlerësuar rolin e saj të rëndësishëm në zhvillimin dhe afirmimin e vendit./rajonipress/