FIDANISHTJA

Etusha

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Poezi nga Ruzhdi Kqiku

Kur buzë mbrëmjeve
verore rrezet
e kuqrremta
dillore

Puqëshin
me valëzet
e ujit
kaltërosh

Bukuri
magjeps’se
pranë brigjeve
të deteve mesdhe

Dikur moti mbrëmjeve
e mëngjseve
dimër e verë
vjeshtë e pranverë

Etusha, Artemida
dhe Ylliana
sy e faqe
i lanin andej

Gjer sa s’erdhën
nga një cep
globi fytyra
antropoidësh

E që nga atëherë
tokën e lashtë
arbërore e
shkretëruan

Se lukuni
tireksash
barbarisht mbi
të u lëshuan

Si lubi
përbindësha
kendej
ranë

E prej tyre
dheu kumbonte
si erë ahuri
avgjian

FIDANISHTJA

Se nga beteja
e Trojes
vetëm fosile
kishin mbetur

E ndër shekuj
ekstazë mashtrimi
kishte
mbretëruar

Gjersa s’u zhveshën

ILIADA dhe ODISEA
e kur Homeri
mbeti lakuriq

Olimpia e mahnitur
nga madhështia
e pasardhësve
të birit të saj

Si e balsamosur
ishte
stepur
në vend

Se ishin ngritur
si feniksa prej dheut
bij e bija të fisit
e të gjakut pyllajon

E mbi gjurmët
e Elketrës
shtigjeve të lirisë
marshuan

Që pas mija vitesh
Dardani e Agimi mbi
Trojet e Trojes së lashtë
të përqafoheshin shlirëshem e krenarisht.

Elketrës fytyra ju shndrit
e Brikena mungonte
se ende plagë heronjësh
të betejave duhej t’mekonte

Horizontet u zbardhën
se rreze tej ndriquese mbi ta flakëruan
e prej zjarrmisë së tyre
çiklopet e çmendur u verbëruan