FIDANISHTJA

Për fitore në Kopenhagë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Po afrohet e premtja, dita kur Shqipërinë e pret njëra prej sfidave më të mëdha në eliminatoret për Kampionatin Evropian “Franca 2016”. Kuqezinjtë do të jenë mysafirë të Danimarkës, me të cilën po luftojnë rreptësishtë për ta kaluar grupin e po ashtu me Portugalinë. Danezët e shqiptarët kanë nga dhjetë pikë, nga dy më pak sesa portugezët. Kuqezinjtë janë të vetëdijshëm për duelin e vështirë që i pret të premten në Kopenhagë, andaj janë përqendruar maksimalisht në këtë sfidë, të cilën sigurisht se do të tentojnë ta fitojnë.

Kështu ka deklaruar edhe portieri, Etrit Berisha, i cili ka potencuar se në rast fitoreje, ekipi i tij do ta sigurojë vendin e dytë në grup dhe do t’i hyjë rrugës që çon te vendi i parë. “Ne do të shkojmë në Danimarkë për të bërë lojën tonë. Askush nuk hyn në fushë për të humbur, por për të fituar. Dhe, këtë do të bëjmë edhe në Kopenhagë, sepse kështu mund ta sigurojmë vendin e dytë në renditje”, ka deklaruar Berisha, shkruan gazeta Zëri.

Për ndeshjen me Danimarkën, skuadra shqiptare po stërvit nga e marta në Treviso të Italisë, ku ka ushtruar edhe të mërkurën. Ekipi i Gianni De Biasit të enjten do të niset drejt Kopenhagës, ku po ashtu do ta zhvillojë një seancë stërvitore para përpalljes me Danimarkën. Tri ditë pas këtij takimi, përkatësisht më 7 shtator, kuqezinjtë i pret një tjetër beteje e vështirë. Ata do të luajnë në “Elbasan Arena” ndaj liderit dhe favoritit kryesor të Grupit, Portugalisë. “Një rezultat pozitiv në Kopenhagë do të na jepte besim dhe entuziazëm për ndeshjen tjetër me Portugalinë”, ka deklaruar De Biasi.

FIDANISHTJA

Pacolli i sjell fat Shqipërisë?!

Behgjet Pacolli me gjasë do të shkojë në Danimarkë, me të cilën Shqipëria do ta zhvillojë të premten ndeshjen tepër të rëndësishme të eliminatoreve për “Euro 2016”. Këtë e ka paralajmëruar vetë biznesmeni dhe politikani i njohur kosovar në një intervistë për “Berlingske” të Danimarkës. “Që kur pashë ekipin kombëtar si ajo fitoi me Francën, i thashë vetes: Mos vallë i sjell fat kësaj kombëtareje? Do t’i ndjek dhe në Danimarkë, nëse punët do të më lejojnë. Bëj shaka, por entuziazmi që u krijua tek unë kur pashë djemtë sesi fitonin ndaj një ekipi të madh si Franca ishte shumë mobilizues për mua. Mendova: Do t’i sjell fat dhe në Danimarkë!”, ka deklaruar Pacolli, i cili konsiderohet nga gazeta daneze si një njeri me shpirt sportiv. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.