ARKATANA

Ymeri thotë se veç rrëzimi i Qeverisë ndalon “Zajednicën”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri qeveria do të jap dorëheqje ose do të detyrohet të jap dorëheqje. Ai ka thënë se “Zajednica” do të ndalet duke e rrëzuar qeverinë.“E vetmja mënyrë me ndalë Zajednicën është me ndalë qeverinë. Kjo nënkupton ose dorëheqje ose detyrim të dorëheqjes dhe pastaj një process zgjedhor që do ta krijonte një qeveri të re. Ama ‘Zajednica’ do të ndalet, sepse është shumë e rëndësishme të ndalet ‘Zajednica’”, tha ai

Ymeri, thotë se partia e tij do të bëjë gjithçka që ta ndalojë formimin e “Zajednicës”. Ai ka thënë se shumica e qytetarëve të Kosovës, janë të disponimit që të protestojnë kundër “kësaj kreature politike”.

Në emisionin “Debat” të RTK-së, Ymeri ka thënë se themelimi i Asociacionit shkelë Kushtetutën e Kosovës dhe “krijon një Republikë të tretë”.

“Themelimi i Zajednicës shkelë Kushtetutën dhe karakterin bazë të shtetit të Kosovës. Asociacioni ka elemente raciste sepse thotë se do të përfaqësojë interesat e komunitetit serb”, thotë ai.

Uji Dea

Ai ka ripërsëritur se do të donte ta kishte përballë në një debat televiziv kryeministrit Isa Mustafa.

Ymeri ka thënë se shumica e qytetarëve të Kosovës janë kundër një “kreature të tillë politike”.

“Mendoj se me aq sa kemi arritur të bisedojmë me qytetarët, shumica dërmuese e qytetarëve të Republikës së Kosovës janë kundër një kretaure të tillë politike”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.