HW

“Opozita nuk ka argumente kundër asociacionit”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministrja për Dialog, Edita Tahitri thotë se me marrëveshjet e fundit të arritura në Bruksel, janë shuar mundësitë siç tha ajo për një “bosnjëzim” apo “federalizim” të Kosovës.

Sipas saj, opozita po e kundërshton Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe por se për këtë nuk e ka asnjë argument.

Edita Tahiri, në një bisedë për televizionin publik, tha se dialogu i arritur në Bruksel ka mundësuar heqjen e ndarjes së Kosovës nga disa qarqe.

“Mund të ju them sigurt se jo vetëm që nuk bosnjëzohet ose copëtohet, përkundrazi dialogu i Brukselit ka mundësuar që të hiqet nga agjenda e disa qarqeve ndarja e Kosovës sepse për herë të parë ne po integrojmë këtë pjesë të vendit, dikur ka qenë rrezik, sot më nuk është”, tha Tahiri.

Mobi Casa

Tha se skenarët e opozitës për kundërshtimin e Asociacionit vijnë si pasojë e mos pasjes së argumenteve për kundërshtim.

“Unë besoj se opozita as që pati mundësi me dalë me një argument, nuk pati mundësinë me dalë me thanë në këtë pikë ka lidhje me ndonjë element ekzekutiv”, tha Tahiri, e cila ritheksoi se marrëveshja e arritur në Bruksel do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

http://koha.net/?id=27&l=73355

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.