Xherdan Shaqiri, blerja më e mirë e Stoke Cityt
Xherdan Shaqiri ka rezultuar të jetë blerja më e mirë për Stoke Cityn.Mesfushori kosovarë, Xherdan Shaqiri, i cili kaloi nga Interi te Stoke City për 17 milion euro, duket se është blerja më e mirë e klubit anglez për edicionin e ri.
Sipas, espnfc.com, Xherdan Shaqiri është blerja më e qëllueshme për trajnerin Mark Hughes dhe se do të shkëlqej këtë edicion me Stoke Cityt.
Në analizën e tyre për mesfushorin shqiptar gjithashtu thuhet se 23 vjecari ka marr vendimin e duhur për te kaluar të Stoke pasi që aty ka mundësin më të mirë për t’u zhvilluar edhe më shumë si lojtar.
Ja lista e disa lojtarëve të transferuar të Stoke Cityt ku Shaqiri rezulton si blerja më e mirë.
Xherdan Shaqiri nga Interi, Joselu Mato nga Hannoveri, Philipp Wollscheid nga Bayer Leverkuseni dhe Jakob Haugaard nga FC Midtjylland.


