Apel për qytetarët e Komunës së Kamenicës
Kamenicë – Komuna e Kamenicës u bënë thirrje qytetarëve që gjatë ditëve të muajit prill të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin plotësisht ndezjen e zjarreve në natyrë, për shkak të rrezikut të lartë nga përhapja e tyre.
Edhe pse jemi në stinën e pranverës, kushtet e thata dhe erërat e fuqishme mund të favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarreve, duke rrezikuar seriozisht mjedisin, pronën dhe sigurinë publike.
Për të parandaluar dëmet materiale, rrezikimin e jetëve dhe shkatërrimin e pasurisë natyrore, apelojmë që qytetarët të respektojnë këto masa:
Të mos digjen barishte, mbeturina apo degë të thata në toka bujqësore
Të mos ndizet zjarr për piknik apo aktivitete të tjera në ambiente të hapura pa leje
Të raportohet menjëherë çdo zjarr apo rast i dyshimtë në numrat emergjentë:
Zjarrfikësit: 193
Qendra Emergjente: 112
Policia: 192
Ndihma e Shpejtë: 194
Zjarret përbëjnë rrezik serioz për jetën, pronën dhe mjedisin. Kujdesi dhe përgjegjësia e secilit qytetar janë thelbësore për ruajtjen e sigurisë dhe mirëqenies së komunitetit.
Zjarrëvëniet e qëllimshme janë të ndaluara me ligj.


