UBT

“Shtegu i Lirisë” bashkon qytetarët në nderim të betejës së Marecit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Në kuadër të manifestimit tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, sot është organizuar ecja përkujtimore “Shtegu i Lirisë”, në nderim të betejës së Marecit dhe sakrificës për liri.

Gjatë kësaj ecjeje simbolike, pjesëmarrësit vizituan vendin ku dikur ishte i vendosur Shtabi i Zonës Operative të Karadakut. Me këtë rast, u zhvillua një moment i veçantë, ku në prani të komandantit të kësaj zone, Ahmet Isufi, iu dorëzua vendimi pronarit të objektit, Nezir Musliu, për shpalljen e shtëpisë së tij si Shtëpi Shtab i Zonës Operative të Karadakut.

KKVITI

Aktiviteti mblodhi një numër të madh pjesëmarrësish, përfshirë përfaqësues nga Komuna e Kamenicës, anëtarë të Klubit Alpin “Dardanët”, Shoqatës së Bjeshkatarëve “Gjilani”, Klubit Alpin Gjilan, drejtorë të drejtorive komunale si dhe qytetarë të shumtë.

Organizatorët falënderuan të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin në këtë ecje përkujtimore, e cila synon ruajtjen e kujtesës historike dhe nderimin e luftës për liri./rajonipress/