ARKATANA

Behgjet Pacolli paralajmëron: “Kur diga çahet, është vonë për çdo riparim”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Behgjet Pacolli ka reaguar me një mesazh të fortë dhe metaforik mbi situatën aktuale, duke e krahasuar atë me një digë që mbushet gradualisht me ujë të turbullt.

“Sot ndodhemi në një gjendje që i ngjan një dige që mbushet ngadalë me ujë të rëndë e të ndotur nga lumi që derdhet në të. Këtë mbingarkesë e shtojnë edhe shumë përrenj të vegjël përreth, që sjellin llum e baltë me erë të padurueshme.

ARKATANA

Po i përballojmë me zhgënjim, por me dinjitet, të gjitha intrigat, fyerjet dhe goditjet e padrejta nga ata për të cilët gjithmonë kemi mbajtur dorën, zemrën dhe derën hapur. Pikërisht këta janë ‘përrenjtë e vegjël’, të nxitur nga lumi i madh, që e çojnë liqenin drejt mbingarkesës, deri në pikën kur diga nuk mund ta përballojë më dhe rrezikon të çahet.

Kam frikë se do të vijë një ditë kur do të jetë vonë për çdo riparim”, është shprehur ai.