Nga ëndrra në përballje, rrugëtimi i një vepre mes besimit dhe sfidave
Është e dhimbshme të shohësh se si e mira sfidohet, ndërsa e keqja gjen mbështetje. Disa pretendojnë se janë me Zotin… por lind pyetja: kur dëmtohet e drejta dhe pengohet e mira, a mund të jetë kjo në harmoni me Të ka shkruar Behgjet Pacolli.
Postimi i plotë:
Dikur nisa këtë rrugë me zemër të mbushur me gëzim, me dëshirë dhe me një ëndërr të madhe: të krijoj diçka me vlerë, një margaritar, një trashëgimi që do t’i mbetej Shqipërisë. Ishte një nisje e mbështetur në besim dhe pasion të sinqertë.
Sot, megjithatë, ajo ëndërr rrezikon të kthehet në ankth. Ajo që duhej të ishte burim krenarie po shndërrohet në një sfidë serioze, që mund të marrë përmasa të rënda, uroj të mos arrijë kurrë në një përshkallëzim të pakontrolluar.
Megjithatë, unë mbetem i përkushtuar. Ende besoj se kjo vepër mund dhe duhet të ekzistojë. Por ajo nuk duhet të pengohet nga padrejtësia, as nga njerëz që veprojnë me dhunë, mashtrim apo ligësi.
Është e dhimbshme të shohësh se si e mira sfidohet, ndërsa e keqja gjen mbështetje. Disa pretendojnë se janë me Zotin… por lind pyetja: kur dëmtohet e drejta dhe pengohet e mira, a mund të jetë kjo në harmoni me Të?
Unë zgjedh të qëndroj në anën e së drejtës, të punës dhe të së vërtetës. Sepse vetëm këto ndërtojnë diçka që i reziston kohës.
Dhe unë nuk do të ndalem


