Mobi Casa

Rahimaj pret në takim përfaqësuesit e projektit FLOWS për digën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj së bashku me Nënkryetaren e komunës Arta Bajralija dhe Drejtorin për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca Zotrim Kastrati, kanë pritur në takim përfaqësues të projektit FLOWS, përfaqësues nga Banka Botërore, kompania e cila është kontraktuar për realizimin e projektit si dhe konsulentët e përfshirë në projektin për digën e Kamenicës.

Projekti parasheh dizajnimin e një dige të tipit RCC (beton i ngjeshur me rulim), me lartësi rreth 58 m dhe gjatësi 184.5 m. Kapaciteti i rezervuarit do të jetë rreth 5.9 milion m³, ndërsa sipërfaqja e pellgut ujëmbledhës rreth 0.4 km². Infrastruktura përfshin edhe ndërtimin e rrugëve të reja lidhëse, qasjen në digë, si dhe impiantin e trajtimit të ujit, kanalin e ujitjes dhe një mini hidrocentral.

Projekti zbatohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me financim nga Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC.

Hidromorava

Ekspertët kanë prezantuar hapat e parë para Kryetarit duke thënë se mbledhja e të dhënave dhe mbajtja e takimeve formale për prezantimin e projektit për banorët janë hapat e parë drejt projektit më me rëndësi për Komunën e Kamenicës në rritjen e sigurisë së furnizimit me ujë të pijshëm, ujitjen dhe menaxhimin e përmbytjeve.

Rahimaj ka ofruar të gjitha resurset humane dhe ndihmën institucionale për realizimin e këtij projekti që është shumë me rëndësi për komunën tonë./rajonipress/