UBT

Veseli: Kosova është vend me perspektivë të qartë evropiane

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim lamtumirës ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, ambasadore jo rezidente për Kosovën, Louise LaRocque, në përfundim të mandatit të saj.

Veseli vlerësoi kontributin e Kanadasë në proceset që ka kaluar dhe po kalon Kosova, duke vënë në pah se Kosova është vend me perspektivë të qartë evropiane, faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi në Ballkan, e orientuar thellësisht në zhvillimin ekonomik dhe partneritetin e dëshmuar euro-atlantik.

Në takim u cek se zhvillimi ekonomik është qenësor për thellimin e bashkëpunimit në rajon dhe më gjerë, duke vënë theksin te mirëqenia e qytetarëve, e cila duhet të jetë në fokusin e punës permanente të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Uji Dea

Ambasadorja e Kanadasë, Louise LaRocque, shprehu gatishmërinë e vendit të saj për thellimin e bashkëpunimit të gjithanshëm, duke siguruar kryekuvendarin Veseli se Kanadaja do të jetë mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës për anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare, proceset e saj integruese, si dhe zhvillimin ekonomik.

Veseli e falënderoi Ambasadoren LaRocque për kontributin e saj dhe të vendit të saj në promovimin e vlerave të vendit tonë, duke mirëpritur thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me interes për të dyja vendet. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.