KKVITI

Xhaka: Mos na bëni presion

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Taulant Xhaka kërkon që skuadra të mos ketë presion dhe ti t’i marr gjërat me radhë.Në një intervistë për “Panorama Sport”, mesfushori Taulant Xhaka ka shpjeguar se në Kopenhagen kuqezinjtë do të luajnë për të fituar.

Por ka kërkuar që askush Kombëtaren e Shqipërisë të mos e vërë nën presion për të marrë këtë rezultat me çdo kusht.

Fundamenti

“Unë mendoj se gjendja e Shqipërisë është e mirë. Ne gjendemi në pozita të mira në renditje, ndërsa kemi një ndeshje më pak se kundërshtarët e grupit dhe jemi në vendin e dytë. Duhet të japim maksimumin, ndërsa për Canën dhe Ajetin mund të them se janë lojtarë që motivojnë ekipin. Ne në asnjë ndeshje nuk futemi për rezultat negativ. Dhe ndaj Danimarkës do të luajmë për të fituar, por në asnjë moment as unë dhe as pjesëtarët e tjerë të stafit kuqezi nuk firmosim për barazim. Ne duhet të mos ngarkohemi me presion, por t’i marrim gjërat me radhë dhe të bëjmë më të mirën tonë, duke nisur që nga Danimarka”, përfundoi Xhaka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.