Qiell dhe ngjyra
Poezi nga Bujar Salihu kushtuar Sherafadin Kadriut
Në galerinë tënde të shpirtit
Mësuam të gërmojmë
Tokën, fjalën, gjuhën
Na mësoje se poezia
Është gërmimi më i thellë
Që ndezë dritë në shpirt
Poezia t’u bë frymëmarrje
Forma më solemne e gërmimit…
Shkruaje ende
Kur fjala
Ishte fryma e vetme
Si ike kaq papritur
Si ngjyrat në shi
Ngadalë,
Pa lënë asnjë peng
Qielli u mbush me çafka
Me pluhurin e zërit tënd urtak
Neve
E gjallë na mbeti mërzia
Dhembja…
Tani gërmo qiellit
Presim një varg
Me ne ta ndash
Ate që n’a e ke premtuar


