KKVITI

Zëvendëskryeministri Fikrim Damka viziton Kamenicën, diskutohet për bashkëpunim dhe investime

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fikrim Damka, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Komunën e Kamenicës, ku është pritur në një takim nga përfaqësuesit lokalë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në projekte konkrete me sektorin privat dhe investitorët e huaj. Palët theksuan rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm për të krijuar kushte më të favorshme për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve në këtë komunë.

Eco Higjiena

Vizita e zëvendëskryeministrit Damka u vlerësua si një hap pozitiv drejt forcimit të partneritetit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, me synim përmirësimin e kushteve për bizneset dhe qytetarët e Kamenicës./rajonipress/