Haliti uron Pashkët nga Stublla, mesazh për paqe, harmoni dhe bashkëjetesë
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka qëndruar në Stubëll me rastin e festës së Pashkëve Katolike, duke përcjellë urime dhe mesazhe paqeje për besimtarët.
I shoqëruar nga Hysamedin Hoxha dhe bashkëpunëtorë të tjerë, Haliti vizitoi famullinë lokale ku u prit nga Don Fatmir Koliqi. Me këtë rast, ai uroi famullitarin dhe të gjithë besimtarët katolikë, duke u dëshiruar shëndet, paqe dhe harmoni në familjet e tyre.
Haliti theksoi rëndësinë e festave fetare si momente reflektimi dhe afrimi mes njerëzve, duke vënë në pah bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare që karakterizon komunën e Vitisë.
“Për shumë mot Gëzuar Pashkët!”, ishte urimi i tij për të gjithë besimtarët, me dëshirën që kjo festë të sjellë më shumë mirëkuptim dhe solidaritet në shoqëri./rajonipress/


