ARKATANA

Interesim i lartë i qytetarëve për rindërtimin e kadastrit në Karaçevë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Takimet informuese me qytetarët për procesin e rindërtimit të kadastrit kanë vazhduar në Karaçevë të Poshtme dhe Karaçevë të Epërme, të udhëhequra nga drejtoresha e Drejtorisë për Pronë, Gjeodezi dhe Kadastër, Burbuqe Leka.

Gjatë këtyre takimeve është vërejtur një pjesëmarrje dhe interesim i madh i banorëve, duke reflektuar rëndësinë që ky proces ka për rregullimin e çështjeve pronësore dhe zhvillimin lokal.

FIDANISHTJA

Në bashkëbisedim me qytetarët janë sqaruar hapat konkretë të procedurës, mënyrat e aplikimit si dhe përfitimet që sjell rindërtimi i kadastrit, duke synuar rritjen e transparencës dhe përfshirjes së komunitetit.

Drejtoresha Leka theksoi se Komuna e Kamenicës do të vazhdojë të jetë e angazhuar në informimin e plotë të qytetarëve dhe në garantimin e një procesi të drejtë dhe gjithëpërfshirës, duke e cilësuar këtë projekt si një ndër proceset më të rëndësishme për sigurinë juridike dhe zhvillimin ekonomik të zonës./rajonipress/