FIDANISHTJA

Rahimaj takon kolonelin e KFOR-it, theksohet bashkëpunimi për sigurinë në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me nënkryetaren Arta Bajralija dhe zëdhënësen Lidiona Marovca, ka pritur në një takim zyrtar kolonelin e ri të KFOR-it, Sam Sargeant, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në komunë, me theks të veçantë në sigurinë publike dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.

Rahimaj prezantoi situatën në Kamenicë, duke nënvizuar bashkëjetesën e mirë ndërmjet komuniteteve dhe qasjen institucionale në trajtimin e çështjeve të sigurisë.

Ai gjithashtu ndau me përfaqësuesit e KFOR-it disa nga arritjet dhe projektet në zhvillim, duke theksuar rolin e këtij misioni ndërkombëtar në rritjen e ndjenjës së sigurisë tek qytetarët.

Uji Dea

Në fokus të diskutimit ishte edhe mundësia e thellimit të bashkëpunimit në fusha konkrete, si menaxhimi territorial dhe reagimi ndaj situatave emergjente.

Rahimaj ngriti si prioritet edhe fuqizimin e njësisë së zjarrfikësve në Kamenicë, përmes mbështetjes me pajisje dhe makineri moderne.

Në përfundim, të dyja palët u dakorduan për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit, duke vlerësuar se koordinimi i ndërsjellë kontribuon drejtpërdrejt në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve të Kamenicës dhe zonave përreth./rajonipress/