UBT

Tashmë jemi të vjetër për tu kthyer në shtëpi

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Cikël i pozive nga Oriada Dajko

Unё dhe ti kemi me mijёra vite qё largohemi prej vetes
dhe sot qё i ngjajmё vetvetes mё pak se kushdo tjetёr,
tashmё jemi shumё tё vjetёr pёr t’u kthyer nё shtёpi,
nuk do tё guxonim tё hidhnim njё hap drejt saj
se jemi mёsuar nё tё qёnit larg.
Ne kemi me mijёra vite qё kalojmё pranё shtёpisё
dhe çdo herё mbetemi nё prag.
Gjithmonё ёshtё diçka qё na mban larg,
njё zё, njё perёndim a njё gjysmёfjalё.
A ndoshta jemi vetё ne qё e pyesim njёri-tjetrin:
“Kur ёshtё hera e fundit
qё e ke parё nё ёndёrr shtёpinё?”
Tё tillё janё njerёzit edhe nё parajsё
do t’i marrё malli pёr tё ashtuquajturёn shtёpi.
Vetёm se shtёpia e njerёzve si unё,
shtёpia e njerёzve si ti
ёshtё njё dikur, njё nesёr, njё letёr, njё kurrё.
E jona ёshtё njё shtёpi qё nuk ekziston
askund tjetёr pёrveçse nё fёmijёrinё tonё.
Jemi ne ata qё pasi nuk pёrkasim nё atё qё duam,
thjesht nuk mund tё pёrkasim mё askund.
Jemi ne njerёzit qё shkojnё
me tё gjitha stinёt e mbyllura brenda vetes.
A thua sikur zogjtё,
vetёm zogjtё mund t’i shpёtojnё stinёt brenda nesh?!

NJË DITE PRILLI
Kujt i përket vallë kjo ditë
që më erdhi sot në duar?
Nga cila strehë kujtimesh,
nga cila strehë qiejsh e kohësh të pajetuara
do të jetë mërguar?
Se aroma e saj shumë e njohur m’u duk
si aroma e asaj dite që nuk e jetova kurrë.
Dhe më erdhi pak çudi se kam dëgjuar
se çastin e pajetuar, as përjetësia ta shlyej nuk di.
***
Dikur, fëmijë, bindur se vetëm ditë kisha shumë,
ndieja se si shkriheshin krahët e tyre në pëllëmbët e mia,
hapja duart e i lija të lira.
E ç’do të thoshte për një fëmijë një ditë më pak,
një ditë më shumë,
kur ndër duar kisha të shkruar lamtumirën e çdo stine,
lamtumirën e çdo dite, lamtumirën e çdo ikjeje
dhe kurrë nuk pyeta drejt kujt niseshin,
drejt kujt perëndonin krahët e ditëve të mia
se mendoja se kujt i fal fluturimin,
me vete merr dhe pak nga ti
dhe unë pak prej meje i dhashë çdo dite,
pak prej meje çdo stine, pak prej meje në çdo ikje,
me sy drejt qiellit thoja atje ku më perëndojnë ditët,
atje do të jetë dhe vendi im.
***
Kush do mendonte vallë se duart e një fëmije
do të ktheheshin në kafaz ditësh, në kafaz stinësh,
në kafaz dashurie…
***
se kush nuk ka fluturuar kurrë, as të dhurojë flatra më nuk di.

NJЁ FJALЁ NGA VETJA

Sot presim nga valёt, sot presim nga deti
tё na sjellё njё letёr prej nesh,
a ndo fjalё
diku nga njё tokё tjetёr, prej ёndrrave qё deshёm.

Fundamenti

O Zot, ku jemi kёshtu,
nё vendin tonё dhe sёrish tё mёrguar
edhe nё shtёpi, edhe tё huaj?!
Gjithmonё nё lindje tё asaj qё na pret,
e nё perёndim tё asaj qё presim,
as ata qё ishim, as ata qё duam tё jemi.


Aq shumё udhё, po aq shumё strehё, po aq shumё tё tjerё,
vetёm pёr tё qёnё tё sigurt
se jemi mjaftueshёm hapa larg nga vetja
sepse ne, jemi shmangur gjithmonё nga e vёrteta.
A thua ishim aq tё marrё
sa brenda vetes kishim mbledhur vetёm ёndrra?


Nё “botёn tonё”, ne ende dukemi si ne,
por mё askush nuk po na njeh,
asnjё tokё, asnjё vend, asnjё dhé.
Mos ndoshta na kanё harruar edhe perёnditё?


Ah sikur ta dinim se nga cili vend duhet tё nisemi
pёr tё mbёrritur te vetja?
Asgjёkundi nё hartё nuk ёshtё shkruar
rruga pёr tё shkuar te zemra
ndaj mё kot, hartat ekzistojnё
se tё gjithё rrugёt e tjera janё tejet tё thjeshta!