ARKATANA

Haliti vlerëson kontributin e Rrustem Rrustemit në pensionim pas një karriere të gjatë në Policinë e Kosovës

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim të veçantë zyrtarin policor Rrustem Rrustemi, me rastin e përfundimit të karrierës së tij profesionale dhe daljes në pension.

Rrustem Rrustemi ka shërbyer për vite me radhë në Policinë e Kosovës në Viti, në cilësinë e Zyrtarit të Inteligjencës dhe Analizës, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Fundamenti

Me këtë rast, kryetari Haliti e falënderoi për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar ndër vite, duke vlerësuar lart rolin e tij në institucionet e sigurisë dhe ndikimin pozitiv në komunitet.

Nga ana e tij, Rrustem Rrustemi shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me institucionet lokale dhe kolegët, duke theksuar se përvoja në Policinë e Kosovës ka qenë një ndër kapitujt më të rëndësishëm dhe më të paharrueshëm të jetës së tij profesionale./rajonipress/