Alban Meha ‘bombardon’ Galatasarayn
Alban Meha ka gjetur golin e parë në Superligën e Turqisë. Madje, ai këtë e ka bërë sonte ndaj gjigantit Galatasaray. Skuadra e tij po luan si vendas, dhe mesfushori shqiptar nga Kosova ka shënuar në minutën 36 golin e barazimit 1:1, shkruan GazetaOlle.com.
Momentalisht rezultati është 1:2, në prag të mbylljes së pjesës së parë. Pas golit, Albani ka festuar me shqiponjë.
Meha kaloi në Turqi nga Paderborni. Ai nuk është ftuar nga De Biasi për takimet e shtatorit.


