Kriminelet tanë janë problemi nr.1, jo “Zajednica”
Nga Arbana Xharra – Fatkeqësia është se neve vetëm Jabllanoviqi na nxjerr në rrugë. 16 vjet pas luftës e 7 nga shpallja Shtet i Pavarur ne ende mendojmë që problemin kryesor e kemi Serbinë.
E derisa ne po merremi me “Zajednicën”, shfrytëzohet momentumi dhe kreu i Apelit Salih Mekaj lirohet nga arresti shtëpiak.
Përgjimet ndaj tij janë dëshmi për përfshirjen në rrjetin kriminal. Dhe ai lirohet.
Kolegj i gjyqtarëve miq të tij, hodhen poshtë vendimin për arrestin shtëpiak të tij. S.Mekaj dyshohej për një vepër penale, lidhje me dilerë të droges, ndërsa lirohet nga arresti shtëpiak në momentin kur ndaj tij janë zgjeruar hetimet edhe për një vepër tjetër penale lidhjet me fajdexhinj.
Miqtë e tij në Apel bashkë me strukturën kriminale të drejtëisë nuk iu mjaftojnë faktet, përgjimet e deklaratat e dëshmitareve për implikimet e tij në rrjetin kriminal, e mbi të gjitha këtij sistemi të drejtësisë, i janë vu nën shërbim një strukturë e gjërë përfituesish, që publikisht dalin në mbrojtje të krimit të organizuar.
Nuk është befasi nëse ai nuk merr dënimin e merituar.
A e dini pse?
Sepse, Avni Dinaj gjyqtari që ka marr vendimin për lirimin nga arresti shtëpiak, i njëjti ka liruar nipin e tij, Asdren Mekaj i përfshirë në skandalin me Raiffaisen Bank për keqpërdorimin e 200.000 euro i cili sot gjendet në SHBA.
Kjo është qeverisja klienteliste kriminale dhe KOKA është në sistemin e drejtësisë.
Gazeta “Zëri” nga e hëna do t’ju sjell fakte shtesë tmerruese se deri ku ka degjeneruar drejtësia, e në këtë rast Mekaj me lidhjet e tij.
E për ju që nuk e keni lexu, ju risjell edhe njëherë hulumtimin e fundit.


