ARKATANA

MASHT-i e vlerëson të sukesshëm Tetin e Maturës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pavarësisht nga parregullsitë e evidentuara nga monitoruesit, Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQShM) e ka vlerësuar të suksesshme mbarëvajtjen e procesit të Provimit të Maturës Shtetërore 2015, në afatin e gushtit.

Në konferencën e mbajtur për media, kryetari i KQShM-së, Azem Guri ka theksuar se, i tërë procesi ka shkuar sipas rregullave të përcaktuara nga KQShM dhe se nuk është raportuar ndonjë parregullsi nga Qendrat e Testimit.

“KQShM nga raportimet e marra në terren vlerëson se, procesi i provimit të maturës ka shkuar mirë dhe nga raportimet në terren konkludojmë se gjithçka ka shkuar sipas planifikimeve”, theksoi Guri.

Guri falënderoi në mënyrë të veçantë maturantët, për përfillje të rregullave të përcaktuara nga KQShM, si dhe të gjithë administruesit, mbikëqyrësit dhe monitoruesit që janë përkujdesur për mbarëvajtjen dhe monitorimin e këtij procesi, përfshirë kryetarët e komunave, drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, drejtorët e shkollave, Policinë e Kosovës dhe organizatën BIRN.

Mobi Casa

Kryetari i KQShM-së, po ashtu vlerësoi punën e mediave, të cilat kanë përcjellë te publiku gjatë gjithë kohës organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të Maturës Shtetërore.

Testit të Maturës në afatin e gushtit i janë nënshtruar 15,650 nxënës, ndërkaq për administrim të suksessëhm të provimit janë angazhuar 203 komisionerë nga MASHT, 162 komisionerë nga DKA, 1140 administrues, 224 mbykqyrës dhe KQSHM.

Pjesa e dytë e provimit do të mbahet më 5 shtator, ndërsa rezultatet pritet të publikohen më 15 shtator 2015. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.