Uji nuk do të jetë më problem për lagjen “Iliria” dhe fshatin Berivojcë
Kamenicë – Po realizohet një investim i rëndësishëm për ndërrimin dhe rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në lagjen “Iliria” dhe në fshatin Berivojcë, një projekt që do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë për banorët e kësaj pjese ka shkruar Kadri Rahimaj.
Postimi i plotë:
Me një investim prej 800,000 eurosh nga Banka Botërore, po rregullohen rreth 11 kilometra gjatësi të rrjetit të ujësjellësit, duke zëvendësuar gypat e vjetër dhe duke modernizuar infrastrukturën ekzistuese.
Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në furnizim më të rregullt dhe të qëndrueshëm me ujë, uljen e humbjeve në rrjet, dhe përmirësimin e cilësisë së ujit për familjet që jetojnë aty.
Investimet në infrastrukturën e ujit janë investime të domosdoshme për të siguruar kushte më të mira jetese për qytetarët.
Së shpejti fillon puna edhe në lagjen “Jehona”./rajonipress/


