Uji Dea

Shpërndahen 247 pako ushqimore për familjet në nevojë në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qendra për Punë Sociale në Kamenicë, në kuadër të mbështetjes së familjeve në nevojë dhe atyre me gjendje të rëndë ekonomike, ka realizuar shpërndarjen e pakove ushqimore për përfituesit e identifikuar nga sektori i Asistencës Sociale.

Bazuar në evidencat dhe vlerësimet e bëra nga zyrtarët përkatës, përfitues të kësaj ndihme janë familjet që përballen me vështirësi të theksuara ekonomike dhe sociale.

Në total janë shpërndarë 247 (dyqind e dyzet e shtatë) pako ushqimore, të cilat përmbajnë produkte bazë për konsum familjar. Vlera e secilës pako është 50 euro, ndërsa vlera e përgjithshme e ndihmës arrin në 12,350 euro.

Procesi i shpërndarjes është realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente, duke u bazuar në listat e përfituesve të përgatitura nga Qendra për Punë Sociale.

Uji Dea

Kjo iniciativë ka për qëllim ofrimin e mbështetjes sociale për familjet më në nevojë dhe lehtësimin e përkohshëm të gjendjes së tyre ekonomike, veçanërisht gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Paketat ushqimore janë siguruar falë mbështetjes së organizatave “Chatar”, “Islamic Relief Kosova” dhe fondacionit “Zaid Forgud” nga Emiratet e Bashkuara Arabe (Sheikh Hind bint Mohammed), në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, përkatësisht Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Me këtë rast, institucionet komunale shprehin mirënjohje të sinqertë për donatorët për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë për bashkëpunim edhe në të ardhmen./rajonipress/