Eko Higjiena

Si të njohëm ty hero

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Ruzhdi Kqiku

Hukamën ta ndjeva
me shkreptimat
e vetëtimes
dhe me krismat rrufe

E me hovin
e pa ndalshem
si erë
uragani

Me vezullimin
flakadan
mbi ballin
e trimave promete

E me zjarrminë
në kraharor
që të gufonte
si vullkani

Shndritshmërinë
në fytyrën plot dritë
tek rrezet e diellit
ta e venerova

E hijeshinë hynore
në bardhësinë
e hanës
n’ pesmbëdhjetë

ARKATANA

Forcën
madhështore
tek kreshnikët
e legjendave

E krenarinë
dhe symprehetësinë
në syrin
e shqiponjave

Që mbi alpet
e lashta
shqiptare
vigjilojnë

E vdekjen
kurrë s’ta e
pashë ty
o hero ante

Se ti u
përjetësove
në majat më të
larta apogje

Pra ne
kështu
të njohem
ty hero.