Konfiskohet një dron i paidentifikuar në Muçibabë të Gjilanit, policia nis hetimet
Gjilan – Një dron i paidentifikuar është konfiskuar nga njësitë policore mbrëmjen e së dielës në fshatin Muqibabë, pasi ishte vërejtur duke fluturuar mbi një zonë pyjore.
Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti është raportuar më 8 mars 2026 rreth orës 19:20, kur qytetarët kanë njoftuar se në pyll është vërejtur një dron i panjohur. Pas marrjes së informacionit, njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta konfiskojnë pajisjen fluturuese.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa rasti është iniciuar si “mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “fotografim apo incizim i paautorizuar”.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat dhe qëllimin e përdorimit të dronit njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

