Sulm me thikë pas një mosmarrëveshjeje në trafik, arrestohet i dyshuari
Kamenicë – Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë një tjetër person pas një mosmarrëveshjeje në trafik në fshatin Shipashnicë e Epërme.
Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 7 mars 2026 rreth orës 09:40, ku i dyshuari mashkull, pas një konflikti verbal në komunikacion, dyshohet se ka sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) viktimën, gjithashtu mashkull.
Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Njësitë policore kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari është konfiskuar një thikë që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore. Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/

