Policia ndalon një kamion me dru, po transportonte ilegalisht në Viti
Viti – Policia e Kosovës ka ndaluar një rast të transportit të paligjshëm të druve në lagjen Shushave në Viti.
Sipas njoftimit policor, ngjarja ka ndodhur më 6 mars 2026 rreth orës 13:50, kur policia ka ndaluar një kamion që drejtohej nga një mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, në kamion janë gjetur të ngarkuara rreth 1.8 metra kub dru, për të cilat dyshohet se transportoheshin pa dokumentacion përkatës.
Si masë ndaj rastit, policia ka konfiskuar drutë si dhe kamionin që përdorej për transport.
Me vendim të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar si “transport i paligjshëm i druve” dhe është dërguar në procedurë të rregullt hetimore njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


