FIDANISHTJA

Sokol Haliti uron mësimdhënësit për ditën e Mësuesit: Mirënjohje për kontributin në edukimin e brezave

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Me rastin e Dita e Mësuesit, kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar të gjithë mësimdhënësit e kësaj komune, duke shprehur mirënjohje dhe respekt të thellë për kontributin e tyre në edukimin dhe formimin e brezave të rinj.

Në mesazhin e tij urues, Haliti theksoi se roli i mësuesit është i pazëvendësueshëm në ndërtimin e një shoqërie të shëndoshë dhe të arsimuar, duke vlerësuar përkushtimin e të gjithë mësimdhënësve vitias, nga ata që tashmë kanë dalë në pension, deri tek ata që çdo ditë janë në bankat e shkollave duke ndarë dijen me nxënësit.

Ai gjithashtu përkujtoi me respekt edhe mësuesit që nuk janë më në mesin e të gjallëve, por që, sipas tij, kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në edukimin dhe arsimimin e shumë gjeneratave.

Mobi Casa

Haliti theksoi se institucionet komunale në Vití do të vazhdojnë të jenë të përkushtuara për përmirësimin e kushteve në arsim, duke synuar krijimin e një mjedisi sa më të mirë për mësimdhënësit dhe nxënësit.

“Ne do të bëjmë çmos që nxënësit tanë të përfitojnë sa më shumë dije dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për veten dhe për vendin tonë”, theksoi Haliti në mesazhin e tij urues.

Në fund të urimit, ai u dëshiroi mësimdhënësve suksese të vazhdueshme në misionin e tyre fisnik të edukimit dhe arsimimit të brezave të rinj./rajonipress/