Fundamenti

Qytetarët ironizojnë me Alban Hysenin, e quajnë “kryetar të baushtellave”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, vazhdon të publikojë në rrjetet sociale vizita nëpër punime infrastrukturore dhe projekte komunale. Megjithatë, disa nga këto postime janë shoqëruar me kritika dhe komente ironike nga qytetarët.

Në reagimet e tyre, komentues të ndryshëm kanë vënë në dyshim mënyrën e prezantimit të projekteve, duke theksuar se në shumë raste bëhet fjalë për punime që kanë nisur më herët dhe që ende nuk kanë përfunduar.

Njëri nga qytetarët, Sevdail Govori, në një koment publik është shprehur me ironi për praninë e shpeshtë të kryetarit në vendpunishte.

“Askund në botë nuk sheh kryetar nëpër baushtella. Ky duket sikur po drejton ndonjë firmë ndërtimi”, ka shkruar Govori.

FIDANISHTJA

Edhe komentues të tjerë kanë shprehur kritika të ngjashme, duke pretenduar se disa nga projektet që prezantohen në rrjetet sociale janë nisur vite më parë dhe se afatet e përfundimit të tyre mbeten të paqarta.

Ndërkohë, Hyseni vazhdon të publikojë pamje nga terreni, shpesh edhe me përdorimin e dronëve, duke prezantuar punimet dhe projektet infrastrukturore në komunë.

Megjithatë, reagimet në rrjetet sociale tregojnë se një pjesë e qytetarëve mbeten kritikë ndaj ritmit të realizimit të investimeve në qytet./rajonipress/