Eko Higjiena

Katër aktakuza të ngritura dhe dy persona të ndaluar

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Prokuroria Themelore Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

KKVITI

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, si të dyshuar për veprën penale Sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale, si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”./rajonipress/