Zjarr në kabinën e ekskavatorit në Viti, nis hetimi i rastit
Viti – Një qytetar kosovar ka raportuar dje se personat e panjohur i vunë zjarrin kabinës së ekskavatorit të tij. Sipas të dhënave nga ankuesi, dëmi material është i konsiderueshëm.
Rasti është njoftuar menjëherë prokurorinë, e cila ka urdhëruar fillimin e hetimeve për të identifikuar dhe marrë masa kundër autorëve të mundshëm.
Autoritetet theksojnë se çdo informacion shtesë do të bëhet i ditur pasi të përfundojnë hetimet paraprake njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


