Eko Higjiena

Kosova në fund të shekullit XVII

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Bardhyl Demiraj, njihet për shumë studime, por ai ka treguar se gjatë kësaj periudhe është fokusuar në disa qëllime kryesore.

Njohja me një aspekt të ri në historinë e albanologjisë dhe me zhvillimet historike dhe politike që ka përjetuar Kosova në fund të shekullit XVII dhe rolin e shkencëtarëve rajonalë në kontekstin e politikës hegjemoniste të Habsburgut dhe monarkive të dyfishta në trevat shqiptare në Ballkan, është njëra nga problemet që Demiraj ka trajtuar në ligjëratën e tij me titullin “Shqipëria dhe shqiptarët në oborrin e Habsburgut – një rast i parë i ndërliksjes së shkencës me politikën”, të cilën e ka prezantuar në Seminarin e 34-të të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Në kuadër të fakteve historike të Kosovës në fund të shekullit XVII, Demiraj shpalosi disa detaje të panjohura.

Sipas tij, në shtator të vitit 1689 trupat e kolonelit Lega Sacra kanë vendosur kampin ushtarak nën drejtimin e gjeneralit Piccolomini dhe thuhet se kanë qenë të vendosur në qytetin e Prizrenit. “Ai është konsideruar si çlirimtar, trupat e lidhjes së shenjtë i ka pritur si heronj sepse ka thënë se do na i largojnë turqit”, deklaroi autori.

Dhe po në të njëjtin destinacion ka qenë e vendosur edhe popullsia katolike shqiptare e veriut nën drejtimin e Pjeter Bogdanit.

“Por në atë periudhë është shfaqur një sëmundje vdekjeprurëse dhe e ka kapur edhe gjeneralin Piccolominin, i cila madje thuhet se është i varrosur në Prizren”, deklaroi Demiraj.

Por kjo vendosje ka pasur edhe pasoja e sidomos për popullsinë katolike shqiptare në Kosovë dhe në Rrafshin e Dukagjinit, përkatësisht shpërnguljet masive edhe të popullsisë shqiptare drejt Perandorisë të Habsburgut.

Objekt i studimit të autorit Bardhyl Demiraj është një letër (memorandum) të Gottfried Wihelm Leibniz, i cili ka qenë një filozof gjerman që ka ndikuar shumë në historinë gjermane.

Letra e tij flet për pushtimin e Shqipërisë dhe për largimin e turqve prej Evropës nga perandori austriak Leopold. Filozofi gjerman ka shfaqur interes edhe për gjuhën shqipe madje ka hyrë në studimet e tij, dhe kjo argumentohet me dokumentimin e disa letrave të shkruara po nga ai. Ai ka shkruar pesë letra që kanë datuar në datat 24.06.1704 e deri me 15.03.1715. Këto letra ia ka shkruar mikut të tij Kroze i cili ka qenë kryebiblik në Berlin. Vendi i Leibniz në historinë e albanologjisë shqiptare me shkrimet e tij mbi temën “Perandoria turke dhe mënjanimi i rrezikut për Evropën” ka ndikuar shumë në gjithë historinë e Evropës.

FIDANISHTJA

Përveç të tjerash, autori Bardhyl Demiraj në këtë ligjëratë tha se Leinbniz ka treguar shtatë arsye se pse Shqipëria ka qenë cak i pushtimeve. Madje Shqipërinë, Leinbniz e ka etiketuar si “vendi i mrekullueshëm”.

E para arsye ka qenë se u ka shërbyer fateve të krishterimit në përgjithësi, e dyta se ka pasur një pozitë të përshtatshme strategjike e ushtarake, dhe se treti ka qenë përballë Italisë e në jug të Venedikut.

Shqipëria si “vend i mrekullueshëm” ka qenë cak edhe për shkak se ka qenë e sigurt hapja e një porte rrugësh detare në shkëmbimet detare. Një motiv shumë i rëndësishëm sipas autorit ka qenë edhe tregtia që do mund të realizohej dhe produktet që kanë qenë në Shqipëri dhe jo në vendet tjera, dhe kjo gjithashtu ka mundësuar edhe embargon spanjolle.

“Popullsia shqiptare e kohës sidomos ajo malore, që kanë jetuar me blegtori kryesisht me leshin një produkt atraktiv në Evropë”, tha Demiraj, duke shtuar se e gjithë kjo ka vazhduar me pushtime tregjesh hegjemoni, konkurrencë edhe më të madhe duke ditur që ato produkte kanë qenë produktet më të rëndësishme të kohës.

Në ligjëratën me titullin “Shqipëria dhe shqiptarët në oborrin e Habsburgut – një rast i parë i ndërliksjes së shkencës me politikën”, autori Demiraj tregoi edhe arsyen e fundit të pushtimit.

“Dhe arsye e fundit dhe mjaft e rëndësishme është se shqiptarët kanë qenë të njohur nëpër botë si luftëtarë të guximshëm dhe të besueshëm”, tha Demiraj.

Ndër të tjera ai deklaroi se shqiptarët janë identifikuar si luftëtarë edhe në rrëfime të ndryshme dhe kjo ka qenë e ditur se nuk është treguar për herë të parë nga filozofi gjerman Leinbniz. Ky fakt ka qenë shumë i lakmuar nga të tjerët dhe për këtë arsye edhe janë bërë plane se si të arrihet deri te kjo pikë.

“Nëse ne i edukojmë me artin e ushtrisë dhe me disiplinë, sepse dihet në atë kohë në shtetin shqiptar nuk ka pasur disiplinë atëherë kemi një trup ideal që ndihmon në rastet e natyrës së luftës”, potencoi Demiraj.

Bardhyl Demiraj ka lindur më 29 mars 1958 në Tiranë dhe është djali i akademikut Shaban Demiraj. Autori Demiraj sot është pjesë e Universitetit Ludwig Maximilians në Gjermani. Bardhyl Demiraj njihet edhe për studimet e tij me temat “Pse i quajmë serbët shka, si mori ngjyrimesh negative”, “Ja pse na quajnë shqiptarë dhe ja pse i quajmë shkije” si dhe studimin mbi emrin e albanëve./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.