ARKATANA

Arrestohet edhe një i dyshuar për dhunim dhe materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Një person është arrestuar në kuadër të hetimeve që lidhen me veprat penale “Dhunim” dhe “Materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve”.

Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka të bëjë me ngjarjen e raportuar më 26 janar 2026, rreth orës 01:00 në Gjilan. Më 27 shkurt 2026, në vazhdën e hetimeve, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar.

FIDANISHTJA

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Autoritetet theksojnë se rastet që përfshijnë dhunë seksuale dhe shfrytëzim të të miturve trajtohen me prioritet të lartë dhe në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi./rajonipress/