Hidromorava

Policia në Gjilan me ligjëratë vetëdijësuese për parandalimin e dukurive negative tek të rinjtë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë dhe ndërgjegjësimit tek të rinjtë, zyrtarë nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan kanë zhvilluar një ligjëratë vetëdijësuese me nxënësit e klasave VIII dhe IX të shkollës “Don Bosko” në Gjilan.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema me rëndësi të veçantë për moshën e re, si pasojat nga përdorimi i substancave narkotike, bullizmi dhe format e dhunës psikologjike e fizike, si dhe përdorimi i papërshtatshëm i internetit dhe rreziqet që burojnë nga hapësira digjitale.

FIDANISHTJA

Në bashkëbisedimin interaktiv me nxënësit u theksua roli i rëndësishëm që kanë mësimdhënësit, stafi arsimor dhe bashkëpunimi i ngushtë mes të rinjve dhe policisë në identifikimin, parandalimin dhe raportimin e dukurive negative. U nënvizua se vetëm përmes partneritetit dhe komunikimit të hapur mund të ndërtohet një mjedis i sigurt dhe mbrojtës për fëmijët dhe adoleshentët.

Ky aktivitet është pjesë e iniciativave të vazhdueshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, e cila synon forcimin e bashkëpunimit me institucionet arsimore dhe komunitetin, me qëllim krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë./rajonipress/