ARKATANA

1,833 gjoba brenda javës, policia e Gjilanit intensifikon kontrollet në trafik

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, ka zhvilluar aktivitete të shtuara kontrolli gjatë periudhës 20-26 shkurt 2026, në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë kësaj jave janë shqiptuar gjithsej 1,833 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të komunikacionit.

Sipas raportit policor, janë hetuar 12 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 15 aksidente me persona të lënduar.

Në kuadër të masave ndëshkuese, policia ka shqiptuar:

24 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë,

Mobi Casa

43 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit,

25 gjoba për modifikim të paautorizuar të automjeteve (vendosje e folieve të errëta),

si dhe ka shqiptuar masën e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për 77 ngasës.

Policia Rajonale e Gjilanit apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, të ulin shpejtësinë, të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes, të vendosin rripin e sigurisë dhe të tregojnë kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve dhe sinjalistikës rrugore.

Autoritetet theksojnë se siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët dhe se respektimi i ligjit është hapi kryesor drejt uljes së aksidenteve dhe ruajtjes së jetës./rajonipress/