Eko Higjiena

Dy të mitur arrestohen në Gjylekar të Vitisë, u konfiskohet armë dhe municion

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Dy të mitur janë arrestuar pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm dhe posedimit apo përdorimit të paautorizuar të armës.

Rasti fillimisht ishte raportuar më 19 shkurt 2026 në fshatin Gjylekar. Pas veprimeve hetimore, policia ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit. Gjatë bastisjes në shtëpitë dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator, dy fishekë të kalibrit 9 mm, një shufër metalike dhe një maskë e zezë.

ARKATANA

Me vendim të prokurorit, të miturit janë dërguar në mbajtje, ndërsa procedurat ligjore ndaj tyre janë duke vazhduar njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/