FIDANISHTJA

Zgjidhet kryesia e Komitetit për Komunitete, Nenad Ilić merr drejtimin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Është mbajtur mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Komunitete, në të cilën janë zgjedhur strukturat drejtuese të këtij mekanizmi konsultativ në nivel komunal.

Me shumicë votash, për kryesues të Komitetit është zgjedhur Nenad Ilić, ndërsa për zëvendëskryesues Visar Demiri.

Në hapje të takimit, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bekim Azizi, theksoi rëndësinë e funksionalizimit të Komitetit për Komunitete, duke vënë në pah rolin e tij në përfaqësimin dhe adresimin e nevojave të komuniteteve të ndryshme etnike që jetojnë në komunë.

ARKATANA

Kryesuesi i sapozgjedhur, Ilić, falënderoi anëtarët për besimin e dhënë dhe u zotua se puna e këtij komiteti do të jetë në shërbim të të gjitha komuniteteve, me fokus në bashkëpunimin dhe barazinë.

Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për çështje të ndryshme me interes për qytetarët e komunës së Vitisë, pa dallim përkatësie etnike, me theks të veçantë në forcimin e bashkëjetesës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë./rajonipress/