Arrestohen 15 persona për falsifikim të rezultateve të votimit në Novobërdë
Novobërdë – Pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit. Sipas burimeve zyrtare, të dyshuarit dyshohet se me 25 shkurt kanë ndërhyrë në procesin e numërimit apo evidentimit të votave, duke manipuluar rezultatet.
Pas arrestimit, ata janë intervistuar nga hetuesit, ndërsa me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/


