ARKATANA

Nëntë aktakuza brenda 24 orëve – Prokuroria Themelore në Gjilan godet disa vepra penale

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit zyrtar, tri (3) aktakuza janë ngritur kundër tre personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”. Një (1) aktakuzë është ngritur për veprën penale “Kanosje”, ndërsa një tjetër për “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Po ashtu, nga një aktakuzë është ngritur për veprat penale “Ngacmimi”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Uji Dea

Ndërkohë, një person është përballur me aktakuzë për disa vepra penale njëkohësisht, përkatësisht “Sulmi ndaj personit zyrtar”, “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Prokuroria ka theksuar se do të vazhdojë me trajtimin e rasteve në përputhje me ligjin, duke synuar forcimin e rendit dhe sundimit të ligjit në rajon./rajonipress/