Përkeqësohet gjendja shëndetësore e akademik Mark Krasniqit, dërgohet në emergjencë
Në 24 orët e fundit, akademik Mark Krasniqi ka humbur zërin ndërkaq sot në orët e para të mengjesit ka pësuar edhe një sulm traumatik.
Gjendja shëndetësore e akademik Mark Krasniqit është përkeqësuar në 34 orët e fundit. Burime të Botapress-it nga familja e professor Krasniqit bëjnë të ditur se ai sot është dërguar në QKUK në Klinikën emergjente, pasi prej mbrëmë ai ka humbur të folurit (zërin) dhe ka pësuar një sulm traumatic.
Profesor Mark Krasniqi ka disa muaj që po vuan nga një sëmundje e rëndë kancerioze, ndërkaq muajve të fundit ka mbajtur një regjim shtrati.
Të themi se dje profesor Mark Krasniqi ka pranuar në duart e tij librin e tij të fundit “Porosia ime për shqiptarët – Mos hiqni dorë kurrë nga bashkimi kombëtar!”.
“Tash po ndjehem i qetë!” na tha ai dje pasdite, më zë të shtjerrur por me kujtesë të kthejlltë.
Për gjendjen shëndetësore të prof.Mark Krasniqit do të ju informojmë në vazhdim, transmeton Botapress.


