Mobi Casa

Vjedhje e rëndë në Viti, persona të panjohur depërtojnë dhe demolojnë një objekt

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në qytetin e Vitisë, ku persona të dyshuar kanë depërtuar me forcë në një objekt, duke shkaktuar dëme materiale dhe duke marrë sende me vlerë.

Sipas njoftimit të Policia e Kosovës, të dyshuarit fillimisht kanë demoluar ambientet e brendshme të objektit dhe më pas kanë kryer vjedhjen. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende vlerën e dëmit apo sendet e vjedhura.

FIDANISHTJA

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të përfshirë, ndërsa janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për hetime të mëtejme./rajonipress/