Eko Higjiena

Mbi 1.400 gjoba brenda një jave në Gjilan, 34 aksidente trafiku dhe 50 shoferëve u ndalohet drejtimi

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore, ka intensifikuar kontrollet në komunikacion gjatë periudhës 13-19 shkurt 2026, në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj jave janë shqiptuar gjithsej 1.439 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik. Po ashtu, janë hetuar 34 aksidente trafiku, prej të cilave 17 me dëme materiale dhe 17 me persona të lënduar.

Në kuadër të kontrolleve janë shqiptuar 24 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë, 38 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes dhe 23 gjoba për modifikim të kundërligjshëm të automjeteve (vendosje të folieve të errëta). Ndërkaq, masë ndalimi për drejtimin e mjeteve motorike u është shqiptuar 50 ngasësve.

ARKATANA

Policia Rajonale në Gjilan ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që gjatë qarkullimit të posedojnë me vete Raportin Evropian të Aksidenteve, siç parashihet me nenin 204 të Ligjit për Rregullat në Trafikun Rrugor. Mosposedimi i këtij dokumenti sanksionohet me gjobë prej 50 euro.

Autoritetet rikujtojnë se në rastet e aksidenteve me dëme të vogla materiale, kur palët pajtohen për rrethanat e ngjarjes, është obligative plotësimi dhe nënshkrimi i Raportit Evropian të Aksidenteve, sipas nenit 211 të ligjit në fuqi. Ndërsa në rastet kur ka persona të lënduar apo viktima, njoftimi i Policisë mbetet detyrim ligjor./rajonipress/