UBT

Politikani shqiptar në Amerikë: Për SHBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Politikan shqiptar në SHBA, Gino Mulliqi ka thënë se mbështetja që presidenti amerikan i ka dhënë sot Kosovës në ceremoninë inauguruese të Bordit të Paqes, ku prezente ishte edhe presidentja Vjosa Osmani është lajm shumë pozitiv për kombin.

Ai ka thënë se kjo është arritja më e madhe që pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Mulliqi ka thënë se deklarata e Trump dëshmon edhe njëherë që çështja e shtetit të Kosovës për Shtetet e Bashkuara të Amerikës është punën e kryer.

Hidromorava

Ishte zhvillim shumë pozitiv për kombin tonë, një arritje më e madhe që kemi që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Është një çështje që Kosova për SHBA-në është punë e kryer, Kosova tash po merr një kahje tjetër politik, krah partnerit të saj kryesor SHBA-së. Për SHBA-në, çështja e territorit të Kosovës është e paprekshme, ku përmendet njohja nga Serbia për Kosovën”, ka thënë ai

Mulliqi ka thënë se në mandatin e dytë të Trump është punuar shumë nga politikanë e aktivistë shqiptar në ShBA, por edhe nga vet presidentja Osmani. /tëvë