Hidromorava

Vjedhje e rëndë në Llashticë të Gjilanit, vidhet kasaforta me 15 mijë euro stoli ari dhe dy armë zjarri

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Llashticë të Gjilanit, ku persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi private dhe kanë marrë një kasafortë me vlerë të konsiderueshme.

Sipas njoftimit, ankuesi, mashkull kosovar, ka bërë të ditur se nga shtëpia e tij është vjedhur një kasafortë brenda së cilës ndodheshin stoli ari në vlerë rreth 15.000 euro, si dhe dy armë zjarri.

FIDANISHTJA

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar. Organet e rendit kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të dyshuarve./rajonipress/