Fundamenti

Bleona Qerreti reagon në rrjetet sociale: “Drejtësi për Hashim Thaçin”

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qerreti, ka reaguar përmes një postimi në Instastory, duke shprehur mbështetje për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ajo ka shpërndarë një video me mbishkrimin “Justice for Hashim Thaçi”, ndërsa në fund të postimit ka shtuar edhe një mesazh me tone të ashpra, shkruan Indeksonline.

KKVITI

Postimi i saj vjen në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë vijon të jetë në qendër të vëmendjes publike në Kosovë dhe Shqipëri.

Bleona njihet për reagimet e saj të drejtpërdrejta në rrjetet sociale, veçanërisht për çështje me ndjeshmëri kombëtare./Indeksonline/