Hidromorava

Arrestohet i dyshuari për vjedhje të rëndë në Novobërdë, sekuestrohen armë dhe municion

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Novobërdë – Policia ka identifikuar një person të dyshuar mashkull kosovar në lidhje me një rast të vjedhjes së rëndë, ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe një sasi e konsiderueshme municioni.

Sipas burimeve zyrtare, i dyshuari, me iniciale NN, pas identifikimit nuk është shoqëruar menjëherë në ndalim për shkak të gjendjes jo të mirë psikike. Me vendim të prokurorit kompetent, ai është dërguar për trajtim mjekësor në Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit.

ARKATANA

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë sekuestruar një armë automatike AK-47, një armë të gjatë të tipit snajper, dy pushkë të gjata, 321 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy karikatorë si dhe dy leje për armë zjarri.

Autoritetet bëjnë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe se do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale në përputhje me zhvillimet e hetimit dhe gjendjen shëndetësore të të dyshuarit./rajonipress/