Xhaka: E pabesueshme se ku jemi në tabelë
Mesfushori i Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka, është shprehur shumë i befasuar me pozitën e Gladbachut në klasifikimin gjerman, në fillimin e këtij edicioni.
Ai ka thënë se do të jetë një sezon i vështirë, por ka bindje se ekipi do të arrij objektivat e klubit.
“Ne jemi aty ku askush nuk ka mundur ta imagjinojë – në fund. Do të jetë një sezon shumë i vështirë, prandaj na pret një punë e madhe për t’i arritur objektivat e klubit”, deklaroi Xhaka për mediat gjermane, shkruan GazetaOlle.com.
Në dy ndeshjet e para, Borussia ka pësuar dy humbje, e cila ka bërë që të renditen në pozitën e fundit të Bundesligës.

