UBT

14 persona të dyshuar për falsifikim të votave arrestohen, pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Qendra Komunale e Numërimit dhe Rezultateve zgjedhore, në Gjilan më 13.02.2025 në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar dhe intervistuar 14 persona të dyshuar, kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues të QKN-Gjilan, me dyshimin se me datat e lartcekur gjatë numërimit dhe regjistrimit të rezultateve dyshohet se kanë falsifikuar rezultatet zgjedhore.

UBT

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/